Një shtetas me inicialet A.L. 60 vjeç, është arrestuar në Gjirokastër nga Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisê:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.