Një 55-vjeçar është gjetur i vetëvarur në lagjen “Grehot” të Gjirokastrës.
Viktima është shtetasi A.I që dyshohet se ka ndërmarrë vendimin fatal në kushte të rënduara psikologjike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.09.2024, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike shtetasi A.I, 55 vjeç, është vetëvarur në një pemë në afërsi të banesës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.