Së shpejti në pishinat publike të Berlinit, gratë dhe burrat do mund të notojë topless.
Para disa kohësh një grua u hodh në pishinë nudo. Për këtë veprim të saj ajo u gjobit nga autoritetet. Ndërsa një tjetër grua tha se ju desh të mbulohej kur kishte qenë në një pishinë dimërore.
Vendimet e marra ndaj këtyre grave në Berlin u konsideruan diskriminuese, ndaj për këtë arsye autoritetet në Berlin vendosën që të gjithë personat, duke përfshirë dhe meshkujt, që do të përdornin pishinat publike në Berlin, mund lahen topless nëse duan. Këtu përfshihen jo vetëm gjermanët, por dhe turistët.
Gjermanët njihen si një ndër popujt që u pëlqen të dalin nudo në plazhe apo të marrin rreze dielli në parqe nudo.
Megjithatë, kjo gjë në disa vende është e lejuar dhe në disa vende të Gjermanisë jo. Nga ana tjetër, pas këtij vendimi është ngritur një tjetër çështje se deri në çfarë pike do të lejohet lakuriqësia.