Një trup i pajetë është gjetur në lumin Lana, afër zonës së “Brrylit” në Tiranë.
Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Trupi i pajetë u dërgua në morg dhe do të pritet rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Policia thotë se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.12.2023, rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.