Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Korçë ku është gjetur i pajetë një 63-vjeçar në ujërat e rezervuarit të Gjancit.
Mësohet se viktima ishte larguar nga shtëpia prej një jave.
Në lidhje me zhdukjen e tij dhe largimin nga banesa ishte bërë një denoncim nga familjarët.
Ndërkohë sot është gjetur i pajetë.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 63-vjeçarit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.