Një 76-vjeçar, i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët e tij, është gjetur i pajetë në Leskovik.
U mësua se i moshuari ka folur me djalin dhe i ka thënë se do shkonte tek stani afër banesës së tij, por më pas është zhdukur.
Pasi nuk është gjetur, djali i 76-vjeçarit ka lajmëruar policinë dhe gjatë mëngjesit të sotëm, i moshuari është gjetur i pajetë, në një kanal afër stanit.
Në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vuante nga skleroza dhe probleme kardiake. Trupi do të transportohet drejt morgut për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.