Një i moshuar është gjetur i pajetë në lagjen 17 të qytetit të Korçës.
Mësohet se disa ditë më parë e bija ka bërë deklarim në polici që ka humbur kontaktet me babain.
Ai u gjet i pajetë nga banorët ndërsa trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa detaje të tjera priten në vijim.
“Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023.
Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme”, njofton policia.