Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një person është gjetur i pajetë.
Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në malin e Çajupit dhe i përket bariut K.M, 73-vjeç, nga Delvina
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 73-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.