Një çoban, i cili kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit që prej datës 21 tetor, është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një mal të fshatit Gjormë në Selenicë.
Viktima është shtetasi E. G., 47 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se çobani ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.