Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Vlorë.
Eaportohet se një pronar agjencie biletarie është gjetur i vdekur, pas një aksidenti fatal për jetën.
Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, ku sipas tyre i afërmi i tyre është aksidentuar dhe më pas është grabitur.
Ata kanë paraqitur si provë mungesën e çantës tek ky i fundit.
Sipas dokumentacioneve përkatëse të viktimës ai është identifikuar si Nadir Gjata.
Burimet bëjnë me dije se ai është larguar rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit nga porti, dhe më pas është goditur nga një automjet, duke humbur për pasojë jetën.