Gjendet i mbytur në shtratin e lumit Devoll një 75-vjeçar, i cili dy ditë më parë ishte denoncuar si i zhdukur nga djali i tij.
I moshuari dyshohet se është mbytur, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi , 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytur në lumë.
Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.