Një grua u gjet pa shenja jete këtë mbrëmje në Shkodër.

Trupi i 77-vjeçares me iniciale V.Sh. u gjet në një ullishte në fshatin “Drisht”.

Sipas policisë, gruaja nuk kishte shenja dhune.

E ndjera ishte larguar nga banesa një ditë më parë, ndërkohë që priten hetimet dhe autopsia e viktimës për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.