Një 55-vjeçare nga fshati Kabash i Pukës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve ka qenë N.D i cili ka njoftuar policinë se ka gjetur pa jetë nusen e xhaxhait.
Dyshohet se 55-vjeçarja R.D e cila kishte dalë për të kullotur bagëtitë mund të ketë rrëshkitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash,
ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.
Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.