Humbën kontaktet, gjenden në malin mbi Lukovë dy turistët anglezë

Forcat zjarrfikëse të Himarës kanë gjetur dy turistë angleze të moshës 65 vjeç, të cilët ishin larguar që në orën 10 të mëngjesit.

Ata u lokalizuan në malin Lavan mbi fshatin Sasaj të Lukovës.

Në operacion morën pjesë gjashtë efektivë zjarrfikës, një polic zone dhe një banor i fshatit.

Turistët u gjetën në gjendje te mire shëndetësore dhe u shoqëruan në hotelin ku po qëndronin.