Një bisedë mes dy gazetarëve në televizionin GB News në Mbretërinë e Bashkuar zbulon panoramën sesi portreti i shqiptarëve është pikturuar në shoqërinë britanike.
Gazetari Kelvin MacKenzie komentoi lajmin se Britania e Madhe do t’i japë Shqipërisë miliona për të ndaluar emigrantët që të mos lëvizin nga vendi duke e kundërshtuar me faktin se tashmë vendi i tyre duhet të veprojë ashpër për të ndaluar prurjet shqiptare.
Gazetari flet për një plan për të shpopulluar Shqipërinë që sipas tij ka resurse të pafundme në mënyrë që vendi të ngelet një tokë veç për të pasurit.
Biseda mes tyre tregon edhe racizmin britanik ndaj shqiptarëve që i përshkruajnë si njerëz djallëzorë, të paftuar, por inteligjentë.
Biseda mes tyre :
Kelvin MacKenzie: Është fakt interesant për Shqipërinë se në 30 vitet e fundit, njerëzit që nuk e duan Shqipërinë, janë shqiptarët. Ata janë duke e braktisur vendin për vite, tani janë ndoshta 2.7 milionë ose 2.8 milionë të ngelur. Dhe ata tani janë duke ardhur te ne. Dyshoj se Shqipëria do të shpopullohet me qëllim që vetëm njerëzit e pasur të jetojnë atje.
E vërteta është se nuk kemi para për të shpenzuar për këtë.E keni parë Shqipërinë si është? Këto janë kosto për vendin tonë. Ndonjëherë ata zbulojnë se vende si Lincolnshire janë në të vërtetë më keq se Shqipëria dhe më pas duan të kthehen!” Ky është moment me rëndësi në jetën tonë. Të paktën Liss besonte te ajo që besonte. Pse duhet të mërzitemi ne për ta? Ata erdhën këtu, ata e dinin shumë mirë që janë të padëshiruar dhe ilegalë. Këto janë kohë të vështira dhe ata duhet të kthehen nga erdhën. Ata janë të paftuar, pse duhet të derdhim ne lot? Shqipëria ka 67% të popullsisë myslimane si shumica e atyre që vijnë në vendin tonë nga Lindja e Mesme. Edhe ata janë myslimanë.
Mark Steyn: Kjo është skemë sepse kur vjen nga Shqipëria në Britaninë e Madhe kalon në disa nga shoqëritë më të pasura të botës që kanë ekzistuar në historinë njerëzore. Nëse do të ishe një emigrant i zgjuar do të ndaloje në Itali, Francë, Francë apo Zvicër. Por shqiptarët janë njerëz të zgjuar, të ashpër, djallëzorë shumicën e kohës por janë të zgjuar. Ata e dinë që Mbretëria e Bashkuar është më e lehtë, e kanë më kollaj për të përfituar leje qëndrimi.
Kelvin MacKenzie: Problemi është te numrat. Ata hedhin telefonat në ujë, ata heqin pasaportat kur vijnë që të mos gjenden se kush janë, çfarë moshe kanë dhe nga vijnë. Janë mësuar të bëjnë punë në mënyrë të çuditshme dhe më pas marrin në telefon njerëzit e tyre në Shqipëri dhe iu thonë “Ejaniii se është shumë mirë këtu.” Shiko, ka më mirë të paguajnë për ty? Për fëmijët e tyre, të të gjejnë shkollë për ta? Të të paguajnë shtëpinë, energjinë? Sistemi shëndetësor këtu është shumë mirë? Pra, këtë gjë po ua thonë të gjithëve. Kushdo do të donte të vinte këtu. Ajo që nuk kuptoj është se mes partive këtu është se ne duhet të bëjmë atë që duhet. Pse ne, nuk themi ne nuk i duam këta këtu. Duhet të punojmë për një sistem që i kthen ata pas. Liberalët i duan se marrin vota prej tyre. I pëlqejnë. Imagjino 40 mijë mund ti votojnë. As në Mbretërinë e Bashkuar nuk i marrin dot ato vota. Pse ndodh kështu?
Mark Steyn: Ekzakt sepse ata nuk janë më turistë. Ata rrethohen nga mediat tani dhe flitet për albanofobë. Ne bëjmë gjithçka për ta, i çojmë në dhoma luksi, i trajtojmë në spitale që janë shumë herë më mirë nga në Shqipëri. Mund të bëjmë pak më shumë se e folura e ashpër dhe të veprojmë ashpër gjithashtu.