Kombëtarja shqiptare, të enjten (ora 20:45), do zhvillojë ndeshje të rëndësishme për kualifikim në Euro 2024 ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Për t’i dhënë motiv futbollistëve, presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka vendosur një premi marramendëse nëse arrijnë fitoren e “çmendur” ndaj çekëve.
Open-TV merr vesh se kryetari Duka i ka premtuar nga 200 mijë euro për çdo lojtarë.
Shqipëria udhëheq grupin E me 10 pikë nga pesë ndeshje, Çekia e dyta me 8 (katër ndeshje), Moldova 8, Polonia 6 pikë dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.