UEFA zhvillon sot në sallën “Grimaldi Forum” në Monako ceremoninë e hedhjes së shortit të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve për këtë edicion i cili kulmon me finalen në Londër. Tanimë dihen të 32 skuadrat pjesëmarrëse dhe është bërë ndarja në vazo sipas koeficienteve përkatëse.
Pritet që të ketë përballje shumë interesante që në grupe, pasi vazo e dytë ka emra shumë të njohur, po aq të fortë sa ata të vazos së parë. Po ashtu edhe në vazot e tjera ku spikat Milani dhe Lacio në të tretën apo Real Sociedad, Gallatasaraj e Njukasëll në të katërtën. Kjo bën mëse të mundur që shorti të dhurojë edhe “grupe ferri” me përplasje ekipesh shumë të forta që në këtë fazë.
GRUPI A
1-Bajerni i Mynihut
2-Mançester Junajtid
3-Kopenhagen
4-Gallatasaraj
GRUPI B
1-Sevilja
2-Arsenal
3-PSV Eindoven
4-Lens
GRUPI C
1-Napoli
2-Real Madrid
3-Sporting Braga
4-Unioni Berlinit
GRUPI D
1-Benfika
2-Inter
3-Salcburg
4-Real Sociedad
GRUPI E
1-Fejnord
2-Atletiko Madrid
3-Lacio
4-Sëlltik
GRUPI F
1-PSG
2-Borusia Dortmund
3-Milan
4-Njukasëll
GRUPI G
1-Mançester Siti
2-Lajpcig
3-Crvena Zvezda
4-Jang Bojs
GRUPI H
1-Barcelona
2-Porto
3-Shaktar Donjetsk
4-Antverp