Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjeorgjinë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në Tbilisi pritet një përballje e bukur dhe e luftuar, pasi do të kërkohet me çdo kusht fitorja, për të synuar vendin e parë në grup.

Pas humbjes minimale një muaj më parë në Tiranë, kuqezinjtë e Silvinjos do të kërkojnë një lloj “hakmarrje” ndaj gjeorgjianëve.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe titullarët për këtë përballje, me trajnerin Silvinjo që ka bërë tre ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit. Balliu merr vendin e Hysajt, Tuci aktivizohet në majën e sulmit dhe Ajeti titullar para Kumbullës.

FORMACIONET ZYRTARE:

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautazde, Chakvetazde, Kvaratskhelia, Zivzivadze.

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Asani, Tuci.