Detaje të reja që fundosin pozitën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mësohet se gjatë hetimit të SPAK për pasuritë e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij, janë zbuluar 3 transferta drejt bankave në Zvicër në shuma të mëdha.

Kështu në llogarinë, CRESLJZZ69A, të bashkëjetueses së ish-zëvendës kryeministrit në bankën Credit Suisse, janë kryer tre transferta nga llogaritë në Shqipëri te Credins Bank dhe BKT. Shumat e 3 transfertave variojnë nga 600 mijë euro në 750 mijë euro.

Mësohet se gjatë hetimit të SPAK në bashkëpunim me agjenci të huaja homologe, transferta nga Credins është kthyer mbrapsht, por më pas ajo ka kaluar nga një bankë tjetër.

Ndërkohë bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha i është sekuestruar edhe një vilë në Hamallaj. Ndërsa ditën e sotme agjentë të BKH kanë ‘zbarkuar’ në banesën e babait të saj.

Gazetari Poli Hoxha ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë zbulim të ri për hetimet e SPAK:

“Për herë të parë, me anë të agjentëve të FBI që ndodhen në Shqipëri, po ndiqet paraja. Duket se po shikojmë çudira të mëdha me këtë mënyrë. Lajmi është që sapo po botojmë numrat e llogarisë, pasi janë zbuluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, tre transferta të mëdha nga 600 në 750 mijë euro, nga dy banka në Shqipëri, të cilat shkojnë drejt një llogarie të bashkëjetueses së Ahmetaj në Lugano të Zvicrës.

Kodi i llogarisë ka një A69, që A është Arben dhe 69 viti i tij lindjes. Llogaria është zbuluar në emër të bashkëjetueses. Transfertat janë kryer nga dy banka në Tiranë, 3 transferta drejt numrit të llogarisë në Sëiss Bank të bashkëjetueses. Një transfertë është kthyer mbrapsht, por ka mundur të kalojë nga një bank tjetër. Përveç sekuestrimit të vilave, hetimi ka shkuar thellë, duke parë transfertat e parave. Kjo mënyrë hetimi është shtrirë për të gjithë dhe nga të gjitha krahët që kanë kryer një korrupsuion makabër në Shqipëri”.