Një zjarr ka përfshirë kullotat e fshatit Likomil në Bashkinë Dropull. Flakët e zjarrit po bëjnë dëme të mëdha në kullota dhe në një pjesë të mirë të pyjeve të zonës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Dropullit të mbështetura edhe nga një pjesë e repartit të zjarrëfikësve të Gjirokastrës.
Zjarrëfikësit po punojnë me mjete të ndryshme për të shuar flakët të cilat po avancojnë në drejtim të zonës së banuar të mbështetura dhe nga era.
Deri më tani sipas zjarrëfikësve, është herët të thuhet se zjarri rrezikon banesat.