U zhvillua ne Livadhja, Festivali Folklorik i Pakicave Kombetare qe jetojne ne Shqiperi.
Moren pjese 9 pakica me grupet e tyre artistike dhe veshjet tradicionale.
Nder to ishin pakica Serbe, Malazeze ,Bullgare, Rome,Greke,etj.
Ne kete aktivitet u interpretuan kenge dhe valle ne gjuhen e 9 pakicave, duke sjelle ne skene origjinalitetin dhe vlerat e kombeve te ketyre komuniteteve qe jetojne ne Shqiperi.
Respektimi i te drejtave te pakicave eshte harmoni dhe vlere e te gjitha kombeve tha ne fjalen e saj kryetarja e komitetit te Pakicave Kombetare, Kostandina Bezhani.
Sipas saj, eventi zhvillohet pak perpara vizites se perfaqsuesve te BE-se ne Shqiperi, te cilet monitorojne respektimin e te drejtave te minoriteteve ne.
Ky ishte festivali i pare i ketij lloji ne jug te vendit qe u mundesua nga Komiteti i Pakicave Kombetare dhe shoqata Shen Kozma.