Ambasadorja amerikane Yuri Kim nje dite me pare ka mbledhur te gjithe ish kreret e diplomacise shqiptare ne 30 vitet e fundit ne nje takim ku nuk kane munguar te gjithe.
Takimi eshte organizuar ne ambjentet e Ambasades Amerikane çka eshte lajmeruar sot ne nje postim ne faqen zyrtare te kesaj ambasade ne FCB. Te gjithe jane befasuar kur ne kete takim te thirrur nga Kim, kane qene prezent bashkepunetore te ngushte te kreut te PD Sali Berisha si Prof Dr.Tritan Shehu, Aldo Bumçi apo dhe Kastriot Islami çka eshte nje tregues i zbutjes se qendrimeve te ambasadores ndaj lidershipit te ri te opozites shqiotare.
Nje foto qe eshte postuar nga Ambasada Amerikane tregon momentin shume bashkepunues mes Kim dhe ish kryediplomatit Tritan Shehu teksa bisedonin ngrohtesisht. Ky veprim nuk ka kaluar pa veshtrimin xhelozues te Lulzim Bashes i cili ne kete moment e ka tradhtuar sjelljen e tij ne foto.