Fotot e mëposhtme janë të 23-vjeçarit Mato Gllucaj, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij.

Mësohet se Gllucaj vendosi eksploziv në sobë, për tu hakmarrë ndaj të atit, pasi e dhunonte vazhdimisht.

I riu është vënë në prangat e policisë dhe hetimet për ngjarjen po vijojnë.

23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.