Mbrëmjen e sotme mbeti viktimë e një atentati 41-vjeçari, Leart Keka. Viktima mësohet se po udhëtonte me motor ku më pas është ndaluar pranë një furre buke për të blerë.
Atentatori e ka ndjekur dhe në momentin që ka qenë duke u afruar drejt furrës e ka qëlluar me plumb kokës duke e lënë të vdekur në vend.
Pas ngjarjes autori është larguar me një makinë e zezë tip “Audi A6” e cila dyshohet se është gjetur e djegur në fshatin Kote.
Dyshohet se makina e djegur është ajo që u përdor në atentat. Viktima punonte si skafist gjatë sezonit dhe njihej me nofkën “kapiteni”.
Mësohet se Keka rezulton se kishte qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje si dhe kishte ndërruar gjeneralitetet.