Bëhet me dije se autorët e masakrës me 3 te vrarë në Memaliaj, pas ngjarjes u larguan me shpejtësi dhe makinën e dogjën në në fshatin Bejaj të Mallakastrës.
Nga pamjet e siguruar duket momenti kur BMW-ja është ende në flakë.
Zjarri ka përfshirë dhe një banesë të pabanuar aty pranë.
Brenda makinës, u gjetën dhe armët që dyshohet se janë përdorur në atentat.
Ndërkohë, për kapjen e autorëve janë ngritur disa postoblloqe në autostradën Levan-Tepelenë.
Shyqo Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela u qëlluan me armë duke mbetur të pajetë.