Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Bëhet me dije se autobusi i linjës së ‘Unazës’ është përplasur me dy automjete të tjerë, në rrugën ‘Bardhyl’ në kryeqytet.

Sipas informacioneve nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.