Ngjarje e rëndë në një qendër komunitare për të rinjtë në Itali, ku djalë 17 vjeç nga Shqipëria ka vdekur dhe dy të tjerë janë asfiksuar nga zjarri që shpërtheu rreth orës 2:30 në këtë qendër në Santa Caterina di Pasian di Prato të Udines.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është një i mitur, shtetas shqiptar, ndërsa njëri nga dy të plagosurit, një djalë 16-vjeçar, është dërguar në qendrën e djegieve në Verona.

Mediat italiane raportojnë se gjendja e 16-vjeçarit është shumë e rëndë.

I plagosuri tjetër, i rritur, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa vijojnë hetimet.