Një aksident ka ndodhur ditën e sotme 100 metër larg hyrjes së Rotondos së Dimalit , ku janë përplasur me njëra-tjetrën 3 automjete.

Makinat ishin të tipit Renault me targa AA 681 RY, Volswagen me targa AB 452 BK dhe Audi AA 200 RU janë përplasur me njëra-tjetrën, duke qarkulluar në sense të kundërta.

Si pasojë e aksidentit janë përplasur lehtë 2 nga shoferët e mjeteve dhe makinat kanë dëme të konsiderueshme.

Ky aksident ka bllokuar qarkullimin e makinave në krahun e majtë të këtij aksi nacional.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar efektivët e policisë rrugore, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar dhe një devijim i njërit prej mjeteve, në përpjekje për tu futur në një rrugë dytësore.