Djali i nje oficeri policie ne Gjirokaster, shkakton aksident duke rrezuar shtyllen e ndriçimit publik, shoket police te babait deformojne ngjarjen.

Gjithcka ka ndodhur tre dite me pare ne lagjen ”PUNËTORI” ne qytetin e Gjirokastres, ku tre te rinj qarkullonin me nje automjet ngjyre te kuqe e cila sipas Policise se Gjirokastres, rezulton prone e Valbona Çenkos, gruas se Dhurim Çenkos, oficerit te Policise se Gjirokastres.

Sipas informacioneve qe disponon Jugulajm.net referuar deshmive me audio dhe video nga deshmitare ne vendngjarje, mjetin e drejtonte i biri i Dhurim Çenkos.

Nderkohe qe Policia ne komunikaten e saj 3 dite me vonese, eshte munduar te fshehe kete fakt, duke i’a autorizuar drejtimin e mjetit nje tjeter te riu dhe fshehur autorin e vertete- te birin e oficerit te policise Dhurim Çenko.

Pyetja qe lind natyrshem dhe qe kerkon pergjigje nga Policia e Gjirokastres eshte:

Nese mjeti i perket Valbona Çenkos, gruas se Dhurim Çenkos, ç’kërkonte ne duart e nje te panjohuri?

Ky justifikim naiv i policise nuk zhben veprimet kriminale te fshehjes se krimit nga ana e grupit hetimor qe jane miqte e Dhurim Çenkos, ne Policine e Gjirokastres.

Ngjarja shokoi njerezit dhe rrezikoi jeten e kalimtareve, teksa mjeti ndermorri inkursione te rrezikshme deri sa perfundoi vrullin tek shtylla e ndricimit publik, duke e rrezuar ate përtokë.

Shoferi ne kete rast biri adoleshent i Dhurim Çenkos, ka lajmeruar babane e tij i cili ka ardhur menjehere ne vendngjarje duke ndermarre veprime abuzive, qe jane shkelje dhe me e pakta shperdorum detyre.

Kjo pasi ndryshoi autoresine e drejtimit te mjetit dhe me skandali dyshohet, se zhduki qesen me kanabis nga kroskoti i makines, ku mendohet se nje pjese e saj ishte konsumuar nga tre te rinjte qe ishin brenda mjetit.

Per kete ngjarje Policia e Gjirokastres, ka reaguar sot mbasdite fill pas 3 ditesh dhe pas paralajmerimit te publikimit te ketij skandali nga Jugulajm.net.

Me paturpesine me te madhe Policia e Gjirokastres, ne komunikaten per shtyp “lan duart” duke thene, se pas testit te alkoolit drejtuesi i mjetit rezultoi i paster, nderkohe qe nuk spegon per gjendjen emocionale te drejtuesit te mjetit, pra te birit te Dhurimit nese kishte konsumuar lende markotike apo jo gje qe sipas deshmitareve rezulton se ishte i “dehur ” nga hashashi.

Jugulajm.net e solli kete shembull, duke qene transparent me publikun dhe deshmuar edhe me shume se policia qe duam punon me dy standarte.

Pikerisht nje per bijte e policeve qe si gjen gje pavaresisht se thyejne ligjin, duke demtuar pronen publike dhe nje standart tjeter per njerezit e thjeshte, qe kalben ne burg dhe keqtrajtohen nga Dhurimët e policise per nje veprim apo shkelje me te lehte se kjo.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm