Qe Laert Duraj eshte deputeti me i urryer qe ka pare ndonjehere Memaliaj nuk eshte me risi, kjo dihet, por qe aferat korruptive qe ndermerr ne kurriz te qytetareve memaliot edhe kjo nuk eshte aspak risi.
Laerti nga Damësi u ka bere presion kohe me pare anetaret e Keshillit Bashkiak te Memaliajt, per te kaluar si prioritet te buxhetit aktual, blerien e nje makine hibride me vleren 50 mije euro.
Kete fakt dhe te tjera i ka denoncuar permes nje statusi te gjate ne FCB, kandidati i opozites se Bashkuar BASHKE FITOJME Albert Malaj.
Laerti po gjesdis ne fakt arrë më arrë e ledh më ledh, e fshat më fshat, per te lypur voten per vete pasi nga zgjedhjet e 14 majit. varet fati i tij politik.
Duket se kuotat e Laertit apo kukulles se tij qe ka vendosur kater vjet me pare ne krye te Bashkise, kane rene kaq shume saqe po u ben presion çdokujt gjëje të gjallë.
Jugulajm.net rezervon ne fakt ne ditet vijuese fakte te tjera tronditese te aferave te damsiotit dhe kukulles se tij, Por sot kandidati i opozites denoncoi nje prej tyre.
Ja statusi i plote i Albert Malaj:
Kryetari që blen lluksin (makina hibrid elektrike ) 50’000 euro.
Bashkia Memaliaj si një nga bashkitë më të varfra në shërbimin për qytetarët, nuk ka të njëjtën pamje kur bëhet fjalë për
lluksin që kërkon kryetari i kësaj bashkie të rrënuar.
1) A do t’u shkojë ndërmend se në projekt buxhetin e vitit 2023 prioriteti i kësaj bashkie mbetet blerja e një makine për kryetarin në vlerën 50’000 euro.
A thua se procedura për të marrë vendimin këshilli bashkiak për këtë vendimmarrje duhet të kalonte ne disa faza :
– Në mbledhjen e parë nuk miratohet nga këshilltarët, me të drejtë se nuk është ky prioriteti i kësaj bashkie.
-Në mbledhjen tjetër përsëri debatohet, për mosmiratimin dhe se në takim asiston deputeti i zonës Laert Duraj.
-Duke qenë marifetxhiu i aferave Laerti kërkon pushim dhe në kafene negocion me të gjithë këshilltarët për të miratuar këtë projekt dhe si e tillë ata e miratojnë në projekt buxhetin e vitit 2023 edhe se aty janë 3 Fuoristrada te pranueshme dhe shume funksionale për kryetarin e bashkisë.
Lind pyetja…
Pse nuk u adresuan këto fonde në ndërtimin e ndonjë qendre shëndetësore ?
Pse nuk u ndërtuan banjot në shkolla që është për të ardhur keq, ku mësues dhe nxënës kërkojnë të shfrytëzojnë terrenin (ndonëse në pronësi të privatëve) në fshatin Shalës, Arrez e shume te tjera
– Pse nuk janë adresuar fondet për të ndërtuar me mjetet e bashkise rrugët qe lidhen me fshatrat me me njesit administrative .
– Perse nuk u orientuan fondet per shume banor te cilve ju kan ren shtepit, u pikojn brenda apo jan djegur nga zjarri.
– Perse nuk u adresuan per ura ku femijet kalojn ne perrua apo Lumenj
Përse nguli këmbë Laerti i partisë që t’i mbushte mendjen këshilltarëve? Se dhe vetë ai e di që po nuk pate pak lluks si kryetar, nuk ke reputacion te njerëzit fukarenj.
-Po për problemet që kanë ky komunitet, më i varfri në republikë, përkrahja e familjeve në nevojë, ndërtimi i infrastrukturës funksionale në shkolla ,në qendra shëndetësore, në ide për të krijuar hapësira punësimi, me dinjitet, jo duke shënuar si sukses muajin e fundit 5 mijë lekë për pensionistët…
-Kërcënimi me ndihmën ekonomike për familjet në nevojë, heqja nga përkrahja e personave që nuk kanë me të drejtë simpatinë për kryetarin e pamerituar ..
-A ka nevojë që qytetarët në tërësi në mes të këtyre halleve të miratojnë lluksin e shfrenuar që kërkon kryetari me bekimin e deputetit punëmbaruar (për këto lloj pajtimesh) ?
A mendoni ju banorë të kësaj bashkie nga qendra e bashkisë deri te skaji më i largët 50’000 euro të makines hibrid që do kryetari do t’ju hyjë në punë (se kjo është detyra e tyre të jenë në shërbimin tuaj) ?
A do të pajtohen këshilltarët e tjerë me abuzime të tilla, për të realizuar kapriçot e kryetarit?
Thirrja shkon për Banoret e Bashkisë Memaliaj shpërfillini këto aventura të kryetarit të bashkisë në kurrizin tuaj.
Mos lejoni dhe ne do të jemi fort në krahun tuaj me kurajo të fortë që të mos tallen me abuzimet nga taksat tuaja.
A do të pajtohen bizneset e vogla në faliment me këtë shfaqje arrogantësh të atyre që kanë detyrë të interesohen për mbarëvajtjen tuaj.
A do të pajtohen pensionistët, që në situatë të rënduar nuk mundin të marrin ilaçet e muajit të shohin lluksin e kryetarit që do të kapardiset me mjet lluksoz..
A do të jenë sehirxhinj blegtorët, fermerët që me mund dhe sakrifica nuk trajtohen në mënyrë të drejtë për suvecione, por vetëm këtë muaj kanë shkuar si taksidare t’u kujtojnë se sillni letrat se kemi dhe votimet?
Përgjigjet janë të vetëdijshme. Se askush, pavarësisht postit dhe statusit i pasur të luajë me integritetin dhe moralin e qytetarëve dhe kjo do të bëje t’ju japin përgjigjen që meritojnë në 14 maj më fortë se kurrë ndonjëherë, duke vrarë frikën, intrigën, rryshfetin, që nuk do të tolerohen kurrë nga ana jonë, që kemi marrë misionin të bëjmë ndryshimin në favor për qytetarin, në çdo kohë e rrethanë.
Nuk ka me 50’000 euro lluksi.