Një zjarr ka përfshirë katin e pare të një pallati në qendër të Lushnjes.
Si pasojë e flakëve, është shkrumbuar totalisht e gjithë banesa ndersa e moshuara qe ndodhej ne te , ka qene duke gatuar.
Sipas burimeve, pasi është larguar në një moment, flaka nga bombula qe gatuante është përhapur në të gjithe ambjentin me tepër shpejtësi.
Flaket kanë rrezikuar te gjithe ndertesen , por ka qene nderyrja e menjëhershme e zjarrfikësve qe ka bere te mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Pallati 5 katesh ndodhet ne qender të Lushnjes pranë shtepisë muze te Kongresit.
E moshuara është derguar me urgjence në spital ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve pa lendime pasi ne momentin e zjarrit dhe perhapjes se flakeve ka qene jashte baneses nderkohe qe djegia e gjithe banesës ne katin e pare ka patur deme te konsiderueshme materiale.