Vrαsja e dyfishtë në Torremaggiore, në provincën e Foggia në Itali ka zënë një hapësirë të madhe në mediat fqinje. Bëhet fjalë për vrαsjen që shqiptari Taulant Malaj ndaj italianit Massimo De Santis.
Bukëpjekësi shqiptar e goditi me një thikë kuzhine 51-vjeçarin në shkallët e pallatit duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas hyri në banesë dhe qëlloi bashkëshorten e tij për të cilën dyshonte se kishte një lidhje intime me italianin.
Në mes të sherrit hyri vajza 16-vjeçare e çiftit, Xhesika Malaj që t’i ndante por edhe ajo u godit me thikë dhe humbi jetën.
Pas kësaj 45-vjeçari shqiptar ka bërë një video duke folur krenar për atë që kishte bërë. Videoja 62 sekonda është publikuar nga pak media italiane për shkak se është mjaft sensitive.
“Mirëmbrëma. Quhem Taulant Malaj, nga Selenica e Vlorës. A e shihni këtë këtu? Ky është italian. Gruaja ime shk***dhehet gjithë ditën, ndërkohë që unë punoja. Ja ky është. Ja fala (gruas) një herë me të parin. Ky është i dyti. Shikoje, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre. Edhe çupën, se ngacmonte edhe çupën. Shikoje këtu, vrasje këtu. Këta janë” – thotë shqiptari duke filmuar skenën e tmerrshme.
“Çfarë bëre kështu?” – dëgjohet gruaja duke rënkuar, por ai i kthehet me fjalë të rënda.
“Pusho! Pusho k**vë e m**tit! Pusho! Të shk**dhefsha gjithë ditën! Boll k**vë! Boll, se të… Boll, se ta fala një herë! Boll, boll! Ku është djali? Shiko, i kam therur. Do t’i ther akoma” – thotë shqiptari në videon mjaft të rëndë ndërsa dëgjohen rënkimet e gruas.
“Ku është djali? Shiko, i kam therur dhe duhet të vazhdoj ta bëj. Policia nuk ka ardhur akoma”- thotë më tej shqiptari. Më pas ai doli nga banesa për të kërkuar djalin 5-vjeçar ndërsa gruaja lajmëroi policinë. Gruaja ndodhet në spital e plagosur.
Kryebashkiaku i Foggia, Emilio Di Pumpo apeloi në Facebook që videoja të mos publikohej apo shpërndahej. “Kërkoj respektin maksimal për familjet e përfshira. Ftoj këdo që ka marrë video dhe/ose imazhe të papërshtatshme të bllokojmë menjëherë këtë vorbull mesazhesh. Ftoj të gjithë në heshtje, respekt dhe lutje për shpirtrat e bashkëqytetarëve tanë që kanë ndërruar jetë” – shkroi ai.