Tetë anëtarë të dy familjeve në fshatin Vërdovë kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e djeshme, pasi banesa dy katëshe ku jetonin u përfshi nga flakët e zjarrit të cilat kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të kësaj godine. Edhe pse zjarrfiksja ndërhyri në kohë ka arritur të shpëtojë vetëm katin e parë pa u djegur.
Ndërkohë mësohet se njëri nga zjarrfikësit gjatë punës ka pasur probleme me asfiksimin nga tymi dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit, pas ndihmës është në gjendje të mirë shëndetësore.
8 antarët e dy familjeve e kanë kaluar natën jashtë ndërsa mësohet se antarët e njërës familje janë me probleme shëndetësore.
Dëmet materiale janë të shumta dhe një grup pune nga emergjecat civile po punon për të llogaritur dëmet.