Një automjet tip“ Benz” është përfshirë nga flaket pak minuta më parë në aksin Fier- Fermë- Çlirim, teksa fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivet zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që automjeti është shkrumbuar totalisht, drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët ka dal menjëherë duke i shpëtuar rrezikut.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qene një defekt elektrik.
Djegia e makinës ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh për shkak të bllokimit të qarkullimit.