Përpara ndeshjes së Superligës shqiptare Bylis-Laçi, ka ndodhur një ngjarje që ka trembur të pranishmit.
Për shkak të reshjeve të shiut një pjesë e murit rrethues të stadiumit “Adush Muça” është shembur. Muri ka dëmtuar disa nga makinat e parkuara në rrugë, teksa për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në njerëz.
Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë edhe rrëshqitjen e dheut çka ka sjellë edhe rrëzimin e murit rrethues të stadiumit.