Sasia e vogël e kokainës që i shiti të enjten mbrëma një 40-vjeçari nga Shqipëria në Heraklion, ka mjaftuar për të zbardhur aktivitetin e paligjshëm të një 43-vjeçari, i cili ra në prangat e policisë greke, bashkë me partneren tij.
Trafikanti është pikasur gjatë një operacioni, në momentin që furnizonte me kokainë shqiptarin.
Pasi e kanë ndjekur, policët i kanë gjetur në banesë 25 doza të gatshme kokaine, dy peshore dhe 1350 euro të ardhura nga trafiku i drogës.
Aty u arrestua edhe partnerja e tij, me të cilën jetonte dhe që po ashtu edhe ajo merrte pjesë në veprimtarinë e tij të paligjshme.