Publikohet për herë të parë fotoja e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, i arrestuar disa muaj më parë në Greqi.
Haxhiu u arrestua në muajin maj në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32-vjeç, lindur në Gjeorgji.
Laert Haxhiu rezultonte i shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017.
Haxhiu është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.