Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili sipas mediave fqinje dyshohet se është kreu i një bande droge.

Gjatë operacionit janë sekuestruar tre kilogramë kokainë e pastër, hashash dhe një pistoletë.

Gjatë fazave të kontrollit, të kryera të shtunën me ndihmën e njësive të qenve të policisë, përveç sasisë së drogës, gjetën edhe një pistoletë pa leje, me karikator të mbushur me 14 fishekë dhe droga u gjet brenda fenerëve dhe nën baterinë e makinës.

Sipas policisë i arrestuari maskohej si një tregtar makinash të përdorura, por hetimet e zbuluan se ai këtë metodë e përdorte për kamuflazh.

Kokainë dhe kanabis, arrestohet “kapoja” shqiptar i drogës

Kokainë dhe kanabis, arrestohet “kapoja” shqiptar i drogës