Pronari i nje lokali ne zonen muzeale te Gjirokastres është arrestuar pasi prishi qetësinë publike, duke vendosur muzikë të lartë në lokalin e tij.

Nderkohe pronari 45-vjeçar ka kundërshtuar me forcë edhe punonjësin e policisë që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.

Njoftimi i policise:

Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë, pas mesnate, në lokalin e tij në zonën muzeale, si dhe kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në kuadër të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, ditën dhe natën, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë konstatuar se në lokalin në pronësi të shtetasit M. Sh., në zonën muzeale të qytetit, ishte vënë muzikë e lartë, pas mesnate, zhurmë e cila përbënte shqetësim për banorët dhe për turistët.

Menjëherë pas konstatimit, njëri nga punonjësit e Policisë ka ndërhyrë me qëllim ndërprerjen e zhurmës.

Shtetasi M. Sh., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, nuk ka pranuar ta ndalojë muzikën dhe ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë që ai të mos kryente veprimet e mëtejshme procedurale. Ky shtetas u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë, për paligjshmëritë e kryera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm