Policia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një Tik-Tokeri nga Puka të njohur me nofkën “Fire”.
I riu nga Puka akuzohet për “Shtyrje në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Raportohet se ai ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe shpesh bën dhurata brenda aplikacionit sa herë fiton.
Ndërkohë në rastet kur ai humbet “betejat” në Tik-Tok, ai detyron kundërshtarët të zhvishen.
Në dy raste ai ju ka kërkuar vajzave të tregojnë pjesët intime gjatë një “dueli” LIVE.
Njoftimi i policisë së Pejës:
Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, është duke zhvilluar hetime intensive për kapjen e personit të dyshuar për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Nga rrjetet sociale është siguruar fotografi e personit të dyshuar mirëpo deri më tani nuk është bërë identifikimi i tij”.
Kërkuojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]