Dy mjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në qendër të Fier-Sheganit në Lushnje.

Përplasja ka ndodhur mes një mjeti tip ‘Audi’ me targa italiane dhe një kamionçine transporti.

Dy drejtuesit kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake përplasja ka ndodhur në orën 5 e 30 të mëngjesit. Shkak është bërë mosdhënia e përparësisë.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po rregullon trafikun dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.