Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.
Temperaturat e ajrit kanë shënuar këtë fillim jave 8 gradë Celsius minimalja dhe maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 8 deri 21°C,
në zonat e ulëta 11 deri 23°C,
në zonat bregdetare 14 deri 23°C.
Ndërkohë pas mesjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të vazhdueshme në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat urbane mund të shfaqen problematike.
Era intensifikohet e fortë, në formën e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut.