Vendi ynë këtë javë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.

Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28-30°C.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se përjashtim bën dita e Martë, ku moti do të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime.

Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri. Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore.

Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Ditën e Mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlerta minimale dhe ato maksimale. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Elementi Erë, ditën e Hënë pritet të jetë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare e lugina, era bëhet relativisht intensive me shpejtësi 11-17m/sek.

Mot me diell dhe shi/ Si parashikohen temperaturat për sot dhe javën