Një makinë ka marrë flakë në lëvizje këtë paradite në rrugën e Llogorasë. Mjeti tip “Mercedez Benz” është përfshirë nga flakët në malore.

Shkak dyshohet të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike, por edhe temperaturat e larta.

Nga Vlora janë nisur zjarrfikëset, ndërsa drejt vendngjarjes po shkon dhe policia e Orikumit.

Mësohet se nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar.