Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme pranë vendit të njohur si “Rrapi” në Ujë të Ftohtë në Vlorë.
Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët.
Mësohet se nga ky aksident shoferi ka marrë disa lëndime fizike, por është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu për daljen e tij nga mjeti i aksidentuar është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.