Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në aksin në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Çërravë.

Siç shihet edhe në fotot një automjet është përmbysur në mes të rrugës, pasi dyshohet se drejtuesi i kishte humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Mësohet se në automjet po udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.