Një aksident është shënuar pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Bubq- Ishëm, pranë fshatit Mazhë.

Një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një avlli.

Banorët e rastësishëm kanë nxjerrë drejtuesin nga mjeti dhe kanë lajmëruar policinë.

Drejtuesi i autoveturës qarkullonte nën efektin e alkoolit, ndërsa është shoqëruar në komisariat.