Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Strikçanit në afërsi të Shupenzës.
Sipas njoftimive paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka rënë nga një urë dy metra e lartë në lumë.
Pas ndihmës së dhënë nga kalimtarët shoferi dhe djali i tij, të paidentifikuar, u dërguan në spitalin e Bulqizës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.