Ka përfunduar me sukses një tjetër investim i Federatës së Futbollit në infrastrukturë.
Punimet e fushës me bar natyral në stadiumin “Luftëtari” të Gjirokastrës janë mbyllur dhe në këtë stadium më 24 nëntor do të luhet ndeshja AF Luftëtari–Delvina.
Ky investim u realizua falë bashkëpunimit të suksesshëm dhe të ngushtë midis FSHF-së dhe Bashkisë së Gjirokastrës, në një kohë që punimet në stadium do të vijojnë për rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes dhe tribunave të stadiumit. Ky bashkëpunim nuk mbaron këtu, pasi në këtë qytet po punohet edhe për ndërtimin e 2 fushave të tjera.