Dija nuk ka fund, por ka një logjikë të thjeshtë që përdoret për analizë teksti për qoftë edhe një fjali që na thuhet. Një gafë monumentale ka bërë sot Toni Gogi, deputeti i Partisë Socilaiste, i cili padashur ka glorifikuar figurën e Hajredin Pashës. Këtë e bëri duke publikuar vargjet që janë thurrur ndër shekuj për të, të përmbledhura në një këngë trimerie që flet për kyengritjen e Dervish Carës në Dibër në 1843-1844.
Duke shpërndarë këngën, Toni Gogu me shumë emocion shkruan: 170 vite këngë dhe lavdi dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocion.
Çfarë?!
Pa pasur nevojën për të njohur historinë, por thjesht duke dëgjuar këngën që vetë e kishte shpërndarë kuptohet se Hajredin Pasha në këtë rast ishte pushtuesi/okupatori/ “i keqi” i fabulës që nuk po u rezistonte dot kryengritëseve të Dervish Carës dhe jo vetëm. Por Gogu duket se nuk e ka pasur mendjen që të dëgjojë….
““Hajredin Pasha o po vjen o Radikes Valle o ku jan o k’to malet e Dibres
Valle ku jan o mor’ k’to male e Dibres Bejn’ o kuvend o n’ ate fushe o te Gjorices
Ne fushe o t’ Gjorices o more te kalaja Hajredin Pashen more e ka gjet belaja
Qe belaja pashen e ka gjete Malet e Dibres more kan lidhe bese”
Me kaq reshta gjithçka është vetëshpjeguese…
Gabimin duket se socialisti e ka kuptuar, ndoshta dhe me ndihmën e ndonjë kolegu, e menjëherë ka ndërhyrë për të edituar postimin e tij duke hequr pjesën për Hajredin Pashën.